HyrRregjistrohu
INSOMNIA
 

Ky eshte forumi im. Ju mund të krijoni tema dhe të marrin pjesë në diskutim e tyre.

Shto te Te preferuarat Send me an e-mail
Visitors
freebaby celine
21 dite me pare 10.12.2009 02:00:34
Kalendari
<
Dhjetor 2009
>
MTWTFSS
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
Abonim
E-mail: 
Top commentators
news24 Altin Lulashi
Komente: 6
neritan111 neritan s
Komente: 1
sally-t sally tomato
Komente: 1
powerede pavol navratil
Komente: 1
Other sites
lindithebest arlind lindi
kerko Aldo Q.
kucovari-best arjan marra
izet777 Izet Ahmetaj
engjelll Engjell demiraj
Most commented entries

~*~Gezuar 8 Marsin Nenave dhe Femrave Shqipetare~*~

0.00 (0)

Krijo tematikeKrijo tematike | To list

I postuar ngaTeksti

news24 Dergo mesazh
Altin Lulashi
~*~Gezuar 8 Marsin Nenave dhe Femrave Shqipetare~*~
662 ditë më parë 08.03.2008 11:11:28 Kuotim('1768670','1768670','6','309')">Report spam

NËNA

Një zë i ëmbël që më qetëson, dy sy që më shikojnë me dhembshuri, një dorë e gatshme për të më ndihmuar në çdo çast të jetës...

Janë këto, ato karakteristika që mund t'i përkasin vetëm një njeriu të veçantë. Një njeriu që pavarësisht nga dallgët dhe labirinthet e jetës, bën të pamundurën që drita e saj të depërtojë në zemra. Krahëhapur, me fytyrën e saj si pranverë e cila rrjedh ndër damarë me një emër të vetëm.

NËNA

Me qindra e mijëra njerëz kanë shkruar e folur për të. E kanë simbolizuar me shpresën, dashurinë, dhembshurinë, ndjenjën e pastër e një mori emrash të tjerë. Dhe unë, jo pa shkak zgjodha një temë të tillë.
Vetëm të përmendurit e kësaj fjale më kujton sakrificën e saj për të më sjellë në botë.
Ato çaste kur isha kërthi, e vetëm, ajo tregohej e gatshme në orët e vona të natës për të më qetësuar.
është ajo që më mësoi fjalët dhe hapat e parë. Në çdo çast timin ishe ti e para që më ledhatoje me dorën tënde të ngrohtë. Askush si ti s'ma bën qortimin dhe askush me fjalë të ëmbla s'ma dhuron këshillimin.
Si në një pasqyrë tek ti pashë flakët e kohës, të cilat i mbron në vetvete dhe nuk djegin njeri. Por, tek meditoja për ty nënë, diçka më theri fort në shpirt. Një mendim i trishtuar më përshkoi gjithë trupin. Një pyetje në veten time më bëri të të dua më shumë.
Po ata që s'kanë belbëzuar kurrë fjalën nënë? Apo ata që s'kanë ndjerë forcën e dashurisë tënde?
Tashmë e kuptova më shumë se kurrë vlerën tënde. Duke të pasur ty pranë, gjithçka më duket pranverë dhe prania jote ma shton dëshirën për të jetuar me gjithë forcën e shpirtit. E di se çdo thinjë dhe rrudhë është një hap largimi nga unë, por është ajo zemra ime që në çdo rrahje thotë nënë. Prandaj e shtrenjta nëna ime, vendosa të mbaj gjallë në zemër shembullin tënd. Të eci në rrugën tënde që emri "Nënë" t'i rezistojë furtunave e sulmeve të ndryshme.
Për këtë e skalita në zemër që njerëzimi të ndjejë dashuri e respekt për njeriun që sakrifikon për njeriun. Për dlirësinë e gjitha kohërave, nënën.



Komente: 0 Pamje: 680

Fut kodin e treguar ne figure
Emri juaj
E-mail
(e dukshme vetem per zoteruesin e faqes)
WWW

Subjekti

Ne tekst ju mund te perdorni Wiki ose HTML tags.



Kush eshte ne faqe?
Anonim: 5 I rregjistruar: 0 (?)
Abuse | Hosted by MyLivePage | | © Kolobok smiles, Aiwan